Rama në Shkodër: Taksa zero për biznesin e vogël deri në 2029! Do sjellim industrinë ushtarake në këtë zonë

Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, tha se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë. Rama theksoi se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit.

”Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër. Do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj. Nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të historisë së tranzicionit që ishin fasonët, industria ushtarake është ekstremi tjetër sa i përket nivelit të përgatitjes dhe shpërblimeve për punonjësit. Për ta mbyllur me biznesin e vogël, besoj se në këtë pikë nuk ka asgjë për të shtuar se është i vetmi biznes i vogël në rajon, me taksa zero. Dhe me tavanin 140 mijë euro, me taksa zero.

Janë tarifat e bashkisë, por flasim për taksat qendrore. Deri në 2029 do të qëndrojë zero. Po t’i bësh llogaritë janë një shumë e konsiderueshme, rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal nga taksa e sheshtë me 10 përqind në atë progresive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të vazhdojmë kështu me biznesin e vogël, edhe tavanin s’ke prekim. Edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH, mbi 100 mijë euro fillon TVSH. Jemi duke punuar për një ide të re për të krijuar një periudhë lehtësie atyre që kalojnë mbi 140 mijë, pra t’u japim mundësinë që të deklarohen më shumë dhe të mos gënjejnë. Duke dhënë këtë mundësi që të deklarojnë, për çfarë deklarojnë mbi 140 mijë, të paguajnë 5 përqind tatim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?