”Rama në Shtëpinë e Bardhë”, gazetari Baton Haxhiu: Vizita në muajin prill ose maj

Vizita e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, do të ketë një kthim nga ana e kryeministrit shqiptar. Gazetari Baton Haxhiu, tha në studion e ”Euronews Albania”, tha se në prill ose maj do ketë një shkuarje të Ramës në Shtëpinë e Bardhë. Për të vizita e Blinken ishte për të falënderuar personalisht Edi Ramën, pasi marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira.

“Perandoritë nuk kanë shumë kohë, ata gjejnë aleatë nëpër rajone. Njeriu i cili ka qenë dje në pikën kryesore të falënderimeve, vjen direkt nga shefi i tij nga shtëpia e Bardhë. Rama është dashur të jetë edhe në Dhjetor edhe në Janar në Shtëpinë e Bardhë, në një takim trilateral të tre vendeve të Ballkanit që janë në NATO.

Ky Samit është anashkaluar për shkak të luftës në Gaza, më pas u zgjodh një kryeministër problematik në Malin e Zi, u bënë 2 kryeministra shqiptarë në tre vende të Ballkanit, ishte pa kuptim. Besoj se në prill ose maj do ketë një shkuarje të Edi Ramës në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do ndodh para samitit të NATO-s që do mbahet në shtator”,-tha Baton Haxhiu.

SHKARKO APP