Rama në Skrapar: Ilir Metës i jam mirënjohës për diçka
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skrapar në kuadër të fushatës elektorale, ku ka folur edhe për Presidentin Ilir Meta, ku ka thënë se i është mirënjohës për diçka.
”Ilir Metës i jam falënderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriut mund të ketë në të gjithë Shqipërinë, me kanionet. I jam falënderues që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes socialiste, progresiste të kishin arritur në këtë pikë ku nuk ka kthim mbrapa”,-tha Rama.