Rama: Në syrin e medias franceze “Le Figaro”, Shqipëria padiskutim destinacioni i kësaj vere

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një shkrim nga media prestigjoze franceze “Le Figaro”, e cila e cilëson Shqipërinë si një destinacion i kësaj vere. Rama shprehet se “Le Figaro” iu servir lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve.

“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është padiskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?