Rama në Tepelenë: Rimëkëmbja ekonomike e ka rrugën e hapur

Kryeministri Edi Rama prezantoi të hënën kandidatin e koalicionit të majtë për bashkinë Tepelenë, Tërmet Peçi. Në fjalën e tij, kryeministri Rama, duke shprehur besimin tek potenciali i madh për zhvillimin ekonomik të kësaj zone tha se, tashmë rruga drejt rimëkëmbjes ekonomike, sociale dhe urbane është e hapur.

“Ka vetëm 18 muaj që Tepelena ka filluar të marrë frymë, pasi më parë kjo bashki, e drejtuar nga socialistët, ishte e bllokuar dhe e izoluar nga pushteti ‘armiqësor’ i Tiranës, që i kishte lënë njerëzit në harresë e braktisje”, tha kryeministri.

Por, ishte vota e 23 qershorit që i hapi rrugën investimeve në Tepelenë, e cila, dhe pse e harruar nga pushteti qendror, nuk e braktisi kurrë kauzën e madhe të socialistëve e progresistëve”, tha kryeministri.

Ajo që ka ndodhur në këto 18 muaj, vijoi ai, është vetëm fillimi i një zinxhiri projektesh që do të vazhdojnë me rrugë të standardeve, me shkolla të reja e mjedise çlodhëse për të moshuarit, pa harruar garantimin e mjekëve specialistë për spitalin e qytetit, i cili ka mungesa në këtë drejtim.

SHKARKO APP