Rama në Tropojë: Teknologjia u jep mundësinë të rinjve të punësohen në çdo vend, me paga më të larta se këtu

Kryeministri Edi Rama ka takuar të rinjtë e të rejat në Tropojë. Në bashkëbisedim me ta Rama theksoi se kanë hapur një program ku bëhen kurse të certifikuara, ku në një periudhë kohë 3-6 muaj të marrin njohuritë e nevojshme të teknologjisë.

Ne duam të financojmë masivisht të rinjtë që i dedikohen teknologjisë. Është një gjuhë që i jep të rinjve mundësi të punësohet në çdo vend të botës. Pra mund të tregosh aftësitë e tuaja në të gjitha kontinentet duke marrë paga më të larta se sa këtu. Shkollat do t’i shfrytëzojmë për të bërë pasdite kurse për arte, zeje dhe për teknologjinë”, tha Rama.

SHKARKO APP