Rama në Turqi, konferencë për mediat me Kryeministrin në orën 19:00
Menjëherë pas mbërritjes në kryeqytetin Turk Ankara, Kryeministri Rama kreu homazhe dhe vendosi një kurorë në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk.
Në këtë ceremoni ushtarake, Kryeministri Rama shoqërohej nga Ministri i Financave Ahmetaj, Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Turke Gazheli dhe deputeti Bashkim Fino.
Gjatë ditës së sotme Kryeministri Rama do të takohet edhe me homologun e tij Yildirim dhe Presidentin Turk Erdogan. Në mbrëmje të dy kryeministrat do të adresojnë median në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.
Pas takimit me kryeministri Turk, dy kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për mediat, njofton Zyra e Shtypit e Kryeministrit shqiptar.
Nder i madh ceremonia e nderimit te Mustafa Qemal Ataturkut nje monument i gjalle i historise se Turqise dhe Europes pic.twitter.com/UnvgKOLPfA
— Edi Rama (@ediramaal) June 29, 2016
KOHA JONË SONDAZH

