Rama nën “ethet” e zgjedhjeve, mbledh kryetarët e qarqeve në selinë e PS-së
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në një takim, drejtuesit e PS në qarqe.
Takimi është mbajtur në selinë e PS dhe vjen pas ndryshimeve të bëra në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Mësohet se takimi ka në fokus përgatitjet për zgjedhjet.
Kryetar qarku në Shkodër u vendos Ilir Beqja, në Lezhë u vendos Lindita Nikolla.
Ndërsa në Durrës u vendos kryetar qarku vetë Edi Rama.
Konkretisht drejtuesit e qarqeve janë si më poshtë:
Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës
-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër
-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë
-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë
-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë
-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës
-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë
– Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës
– Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit
-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit
– Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës
– Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës
– Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës