Rama: Nëse Franca nuk e bind Bullgarinë, duhet të ndryshojmë vijë për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në ”Open”, thotë se qeveria do opinionin e publikisht në rast se Franca nuk e bind dot Bullgarinë kjo për t’i hapur rrugë fillimit të negociatave të integrimit në BE. Për të është e arsyeshme të mendohet që të ndryshohet vijë dhe të trokasin derë më derë për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

”Sa i përket ndarjes me Maqedoninë e Veriut, ka shumë në dorë. Kemi pasur mundësinë të shkojmë në çdo derë e në çdo debat me europianët, e të themi ç’punë kemi ne që na mbani bllokuar dhe politika që kemi sot që kemi pranuar të mos flasim, të mos pranojmë ndarje dhe të ecim paralelisht për arsye të një vendimmarrje të vendosur paralelisht.

Në rast se Franca nuk e bind dot Bullgarinë për të hapur rrugë, është e arsyeshme të mendohet se do të ndryshojmë vijë dhe të trokasim derë më derë për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.

Është tjetër të kesh ndjesinë që në këtë pikë je bashkë me shqiptarët. Kur flasim për Maqedoninë e Veriut, është një popullsi shtet formues atje dhe të jeni të sigurt që Shqipëria është në një pozicion të politikave të jashtshme që nuk e kanë pasur asnjëherë”.

SHKARKO APP