Rama: Nëse negociatat me Shqipërinë nuk hapen deri në qershor, ne do ndryshojmë kurs

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në konferencën e përbashkët me Charles Michel se nëse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë deri në qershor, qeveria shqiptare do të ndryshojë kurs për t’u shkëputur nga Maqedonia e Veriut.

Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut, unë e kam thënë, dhe prapë ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KE deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE, ku jemi të ftuar të marrim pjesë e ku përmbyllet presidenca franceze. Ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën, nëse nuk do ndodhë, ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që, nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë“, tha Rama.

SHKARKO APP