Rama: Nëse një inspektor ju vë gjobë, denoncojeni me emër e mbiemër

Kryeministri Edi  Rama premtoi sot mbështetje të fuqishme të Qeverisë ndaj sipërmarrjeve në  zonat rurale. Ai u shpreh se do të ketë më shumë mbështetje, por edhe më shumë kërkesë llogarie për fondet. Rama i bëri këto deklarata nga një biznes shqiptaro-amerikan në Maminas që merret me grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve medicinale aromatike dhe që është përfitues i skemës “Mbështetje 50% e investimit”.

"Cilido që kërkon “naftën pa akcizë, ulje të tvsh-së për farërat, pesticidet etj.të bëjë vetëm një gjë: të ketë faturat në dorë. Nëse ndonjë inspektor vendos “gjoba” në kurriz të këtyre sipërmarrësve, ata duhet të denoncohen jo në parim, por me emër e mbiemër",- theksoi Rama, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe akuzave të Kreut të PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit qeveria i ka vendosur lakun në fyt fermerëve.

“Do të jetë një periudhë e ndërmjetme derisa të kalojë tek të gjithë mesazhi i politikës sonë të re për fshatin, për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimin rural në tërësi, që është që ne e kemi mbyllur me lojën e subvencionimeve lart e poshtë, të faturave pa llogari dhe pa asnjë vlerë të shtuar për mbijetesë dhe korrupsion dhe kemi hapur një kapitull të ri. Do të mbështesim rritjen dhe fuqizimin e sipërmarrjes në fshat, sepse duke mbështetur investime të tilla, ne rrisim në mënyrë eksponenciale, punësimin”,- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?