Rama nesër në Beograd, ja kur do të takohet me Aleksandër Vuçiç
Kryeministri i vendit, Edi Rama do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Serbisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë, i cili mbahet në Beograd.
Gjatë kësaj vizite në Serbi, kryeministri Rama do të takohet dhe me homologun e tij, Aleksandër Vuçiç. Sipas medieve serbe, takimi pritet të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën qeveritare.
Më herët, pritet të mbahet edhe Forumi i Sigurisë në Beograd, në hotelin “Hyatt Regency”, ku fjala hapëse do të mbahet nga Vuçiç.
KOHA JONË SONDAZH

