Rama nesër në Këshillin e Europës, fjalim kundër raportit të Dick Marty-t për UÇK-në

Kryeministri Edi Rama, të mërkurën do të mbajë një fjalim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Europës në Strasburg.

Rreth orës 15:00, Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpalli të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Raporti i vitit 2011 ngaDick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Europës ngre pretendime për trajtim ç’njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.

SHKARKO APP