Rama nesër niset drejt Ankarasë, ndërkohë opozita protestë para zyrës së tij

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Ankara të Turqisë gjatë ditës së nesërme (20 shkurt), ndërkohë që opozita do të protestojë para zyrës së tij.

Mësohet se në kuadër të kësaj vizite, do të mbahet edhe takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri që u krijua më 6 janar 2021.

Në mbledhje do të shqyrtohen aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren në thellimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve.

Diskutimet kryesore mes Ramës dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, do të jenë rreth zhvillimeve ndërkombëtare veçanërisht ato në Ballkan sa i takon ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon.

SHKARKO APP