Rama nga Brukseli paralajmëron dështimin: Sinjale se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Brukseli përpara tryezës së përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në prononcim për mediat, kreu i qeverisë tha se mbërritja për Shqipërinë në Bruksel nuk do jetë e lehtë.

Edi Rama: Të gjitha u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për ti dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

Nesër tha kryeministri do të jetë një ditë e madhe për Shqipërinë për shkak se do të mblidhet konferenca e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit.

Edi Rama: Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin.

SHKARKO APP