Rama nga Davosi: Putin në disa vende shihet si hero, por jo në Shqipëri. Do të doja që serbët të shkonin…

Kryeministri Edi Rama nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, theksoi ndër të tjera se Shqipëria është një vend besnik i Perandorive dhe si e tillë, sipas tij do i qëndrojë besnike edhe BE-së.

Po ashtu Rama tha se Shqipëria dhe Serbia ndodhen në zemër të Europës dhe pavarësisht përpjekjeve për ti afruar me Lindjen, ato do të vazhdojnë të mbajnë sytë nga Europa. Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se në disa vende presidenti rus Putin shihet si hero, por sipas tij kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri.

”Doja që serbët të shkojnë diku tjetër, por nuk mund të shohin askund tjetër. Por ne këtu jemi, në zemër të Europës dhe nuk shkojmë askund. Putini në disa vende po shihet si hero, por jo në Shqipëri, sepse në Shqipëri realiteti është ndryshe.

Unë dhe presidenti serb kemi një mosmarrëveshje shumë të madhe lidhur me atë që ai e quan pjesë të Serbisë dhe unë e quaj shteti i lirë i Kosovës. Ka shumë kritika ndaj Angela Merkelit dhe politikanëve që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë atë.

Mënyra sesi e shikoj unë botën është se nuk po e zëvendësojnë gazin nga burimet e pista ruse nga vende “shumë demokratike” dhe të pastra. Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front, kur vjen puna për të dënuar Rusinë, përfshi Serbinë”, është shprehur Rama.

SHKARKO APP