Rama: Nga e hëna do të hapet gjithçka, me përjashtim të këtyre aktiviteteve

Kryeministri Edi Rama, përmes një video live në facebook, u shpreh se nga e hëna do të ketë një hapje tërësore me përjashtim të transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore.

“Vijon të lexoj sojin e papërgjegjshëm, që ky është grip, që kjo është kot, nuk ka asgjë. Njëri sot shkruante se tani po bëhet për protestat. Këto broçkulla ju lutem ti lëmë, ti referohemi shkencës dhe burimeve zyrtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, që janë hapur të gjithë. Ne nga e hëna përvec transportit publik, aktiviteteve sportive dhe kulturore në mjedise të mbyllura nuk do të ketë asgjë mbyllur. Hiq transportin publik, që është problemi i madh në këto kushte, por nuk e hapim ende. Hiq edhe baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, palestra, teatro, kinema, club-e nate apo lokale lodrash për fëmijë, gjithë tjetër do të jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret dhe restorantet”.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se duhet të bëhet shumë kujdes, pasi nuk është çudi që zonat e gjelbra të kthehen në kuqe, nëse numrat do të rriten.

”Do të mbetemi përsëri besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra dhe të kuqe. Komiteti i ekspertëve sheh numrat dhe shumë elementë të tjerë. Nuk është aspak çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, nëse numrat kërcejnë, ashtu si kundër një zonë e kuqe është normale të kthehet në një zonë të gjelbër nëse ruhet ky ekuilibër. Në kushtet e zonës së kuqe do të vijojmë të kemi disa kufizime. Fashot orare kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta dhe quhen të tepërta daljet kur nuk janë të domosdoshme. Nëse nuk kemi fashon orare, i bie që baret dhe restorantet të rrinë hapur në këtë kohë të bukur dhe pastaj stimulojmë gjëra që nuk mund të stimulohen në këtë moment”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/803175863543542/

SHKARKO APP