Rama nga Malësia e Madhe: Falë punës na përkrah BE dhe SHBA

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Malësi të Madhe ku kërkoi një mandat të dytë për kryebashkiakun Tonin Marinaj. Ai tha para banorëve të zonës se Shqipëria kurrë nuk ka qenë e përfaqësuar kaq denjësisht para botës sa ç’është sot.

“Kujt i shkonte mëndja se ne do të kishim një vend në Këshillin e Sigurisë në OKB përkrah superfuqive. Apo që do të merrnim drejtimin e OSBE. Në Tiranë u mbajt samiti i BE, për herë të parë në histori jashtë kufijve të BE. Të gjitha këto nuk erdhën prej bukurive të Shqipërise se këtu ishin bukuritë edhe para nesh, por erdhën falë punës”,-tha Edi Rama.

Ai nuk harroi të thumbonte edhe opozitën. “Kur ata shkonin në tryeza ndërkombëtare e mbanin kokën ulur dhe gati sa s’u binin pantallonat. Sot, kërkojnë t’ju marrin edhe juve me vete në luftë kundër SHBA”,-tha Rama në Malësi të Madhe.

SHKARKO APP