Rama: Nga muaji maj do hapim shumë hapësira për bizneset, do lejojmë edhe të moshuarit të dalin
Ditët e ardhshme disa biznese të tjera do të ngrenë qepenat, pas mbylljes për shkak të izolimit total nga gjendja e krijuar prej pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri Edi Rama ka treguar në “Opinion” te Fevziu skenarin e hapjes, që tha se është një skenar i cili ishte shumë i lidhur me atë që ndodhi sot në Parlament, pra votimi i ndryshimeve në Kodin Penal.
Kryeministri tha se gjatë muajit maj do të hapen më shumë biznese që janë mbyllur për shkak të krizës, si dhe do të lejohen të moshuarit të dalin.
“Me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, se ishim i vetmi vend në Evropë pa asnjë gjë në Kodin Penal për epideminë, duke pritur zbardhjen që ma ha mendja do vijë shpejt edhe firma nga Zyra e Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe një produkt sa më gjithëpërfshirës, në varësi të asaj, duhet të jetë e qartë, kur të hapemi kush shkel rregullat është shumë më i rrezikshëm se sa sot, e kemi në skenarin e hapjes tre kategori, që janë kategoritë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë. Me risk të ulët ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë në dyqane, tregti me pakicë e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e tekstileve me pakicë, tregtia e artikujve prej lëkure, pajisjeve të ndriçimit, luleve, orëve bizhuteritë, pajisjet audio, qylymat, lodrat për fëmijë, etj. Kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim”,- tha kryeministri Edi Rama.
Por do lejojmë edhe te moshuarit të dalin xhiro.
KOHA JONË SONDAZH

