Rama: Nga një grumbull ”karrocash”, Urgjenca Kombëtare është kthyer në një repart ekselence
Kryeministri Edi Rama vijon me promovimin e përmirësimit të sektorit të shëndetësisë në vend. Këtë të mërkurë, kreu i qeverisë ka bënë të ditur se Urgjenca Kombëtare është kthyer në një repart ekselence, pasi flotës së shërbimit i janë shtuar 28 autoambulanca të reja.
Po ashtu Rama nuk e ka kursyer ironinë për opozitën duke thënë se Ugjenca Kombëtare kishte grumbull karrocash të degraduara teneqeje dhe telefonash të vjetër që nuk përgjigjeshin kurrë.
”Nga një grumbull “karrocash” të degraduara teneqeje dhe telefonash të vjetër që nuk përgjigjeshin kurrë, SOT URGJENCA KOMBËTARE është kthyer në një repart ekselence i shërbimit shëndetësor shqiptar, ku vazhdojnë investimet dhe përmirësimet duke synuar papushim optimalen, shërbimin për qytetarët në nevojë për kujdes të menjëhershëm shëndetësor”,-shkruan Rama.