Rama: Nga Spitali Universitar i Traumës, aty ku përkushtimi dhe kujdesi nuk ndalen as në ditët festive
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment të veçantë në prag të Vitit të Ri, duke vizituar Spitalin Universitar të Traumës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e ka cilësuar këtë si një traditë fundviti, ku shprehet mirënjohja për përkushtimin dhe kujdesin e palodhur të personelit shëndetësor, edhe në ditët festive.
Mbi 2,000 mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor janë në dispozicion në të gjithë vendin për të garantuar shërbimin ndaj çdo emergjence, duke qëndruar në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë qytetarëve.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Koçiu ka takuar drejtuesit dhe personelin e spitalit, duke i falënderuar ata për punën e tyre të jashtëzakonshme. Ajo ka theksuar rolin vendimtar të këtij spitali në trajtimin e ngjarjeve të rënda dhe aksidenteve, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Kjo vizitë shërben si një mesazh inkurajues për të gjithë ata që punojnë pa ndërprerje për të garantuar kujdesin dhe sigurinë shëndetësore të popullatës, pavarësisht sfidave dhe periudhës festive.
Njoftohet se në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore që do të ofrojnë shërbim 24/7 për urgjencat pediatrike, për të lehtësuar fluksin në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUNT-së.
Gjithashtu, ministrja Koçiu bëri të ditur se në 2025 do të nisë rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit të Traumës me mbështetjen e buxhetit të shtetit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli edhe mesazhin e urimit për të gjithë mjekët, infermierët, personelin e spitaleve dhe urgjencave në të gjithë vendin, e veçanërisht për stafet shëndetësore që do të jenë në krye të detyrës në këto ditë festive.
Në Tiranë do të jenë 6 qendra shëndetësore nr. 1 Tefta Tashko, qendra shëndetësore nr. 4 – Siri Kodra, qendra shëndetësore nr. 10 – Oxhaku, qendra shëndetësore nr. 8 – Sheshi Wilson, qendra shëndetësore nr. 7 – Laprakë, qendra shëndetësore nr. 6 – Kombinat.
Albert Vataj