Rama: Nis epoka e re për ambientin në Elbasan

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në qarkun e Elbasanit, një investim prej 21.661.000 lekë, me investitor Albtek Energy sh.p.k.

Pasi është njohur me projektin, Kryeministri Rama tha se “ky ‘tumor’ i madh, që prej 20 vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem jetik për shkak të një ndotje katastrofike të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave, është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues, me një teknologji që futet për herë të parë në Shqipëri”.

“Sot Elbasani nga zona më problematike, më e ndotur dhe e kërcënuar në shëndet, kthehet në platformën e vendosjes së një modeli të ri të mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave, që ne do ta shtrijmë më pas në të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, “ky impiant, që do të prodhojë edhe energji dhe një mbështetje të drejtëpërdrejtë edhe në bujqësi, është një impiant që vendoset për herë të parë edhe në vendin tonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, ai shtoi se “kjo  vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënin me mbeturinat”.

“Me plehrat që prej më shumë se 20 vitesh përmbytën Shqipërinë, dolën jashtë çdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur që t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë i cili po realizohet. Ndërkohë që impianti do të hyjë punë vitin e ardhshëm, fusha për mbledhjen e mbeturinave do të hyjnë në punë qysh prej verës së këtij vit”, vijoi Rama.

Ai shtoi se për Elbasanin nis një epokë e re, një rilindje e vërtetë mjedisore.

Kryeministri shoqërohej nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini si edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka. Trajtimi i mbetjeve urbane do të bëjë të mundur emetimin e gazrave sipas standardeve të BE-së, me një fuqi energjie të prodhuar 2.85 kw.

Do të jetë një landfill sipas standardeve të BE-së për çdo lloj mbetjesh urbane dhe industriale përveç mbetjeve radioaktive. Parashikohet që landfilli të vihet në funksion në muajin korrik të këtij viti. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?