Rama nis sot vizitën 4-ditore në SHBA. Mban fjalën në OKB dhe pritet nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rama do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Më 15 shkurt, Rama do të ketë një takim me Sekretarin Amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ky takim i Ramës vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i 15 shkurtit do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Antony Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për sigurinë e 4G dhe 5G.

SHKARKO APP