Rama niset drejt Britanisë, do të bashkëdrejtojë me Melonin temën e migracionit

47 liderë evropianë do të takohen nesër (enjte 18 korrik) në Pallatin Blenheim, në Oksford, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian.

Drejt Britanisë ka udhëtuar pas mesdite dhe kryeministri Edi Rama. Mes të tjerave, udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim të 4 të këtij komunitetit dhe për migrimin.

Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky do jetë një nga angazhimet e para të Kryeministrit të sapozgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer me liderët ndërkombëtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?