Rama: Një falënderim për gratë e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit dhe komunitetit të disa njësive në Tiranë

Në vijim të fushatës zgjedhore për 11 majin, kryeministri Edi Rama këtë të premte është takuar me gratë e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit dhe komunitetit të disa njësive në Tiranë. Teksa ka publikuar një video të takimeve, Rama më herët ka thënë se ”E kemi nisur me diku te 10-12% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, arritëm 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë. Prej disa vitesh e kemi qeverinë e Shqipërisë në pesëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për praninë e grave në nivelin më të lartë drejtues të vendit. Në tabelën e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria është vendi 23 për nivelin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?