Rama: Një grua që nuk mbështet një grua e ka vendin në ferr, burrat nuk shkojnë në parajsë
Kryeministri Edi Rama tha gjatë takimit me gratë socialiste në ditën ndërkombëtare të gruas që ato që nuk mbështesin njëra-tjetrën e kanë vendin në ferr. Teksa u pyet nga Vasilika Hysi në lidhje me rolin e burrave, Rama shtoi se ata nuk shkojnë në parajsë por në rast se mbështesin gratë shkojnë në një rreth tjetër të ferrit.
“Unë thashë dhe i them dua të bëhet PS si ju dhe jo të bëheni ju si PS. Ti e realizove Vaso. Sot je më e gatshme të bëhesh si PS se sa ishte atëherë. Je pasuruar por e patransformuar. Një gë që është e rëndësishme të thuhet në pjesën e Tinës është se i ra pjesa më e vështirë se i thashë dua të shkosh deputete në Krujë se aty ka nevojë të çlirojnë gratë dhe vajzat sepse i marrin karriget për burrat se thonë nuk kemi gra këtu.
Se kush i kishte bërë ata kjo mbetet e paqartë. Tina aty ka bërë punë fantastike me gratë dhe vajzat. Dua të mos e lë pa thënë në këtë rast që besoj shumë që të gjitha ju që keni qenë pjesa, se është dhe kjo që gratë për gratë janë problem. Se para se ta prezantoja Tinën pyesja një tjetër grua tjetër në PS. Hera e parë që jemi në 5-shen e shoqërisë me qeveri të balancuar.
Është falë kontributit tuaj. Një grua që nuk mbështet një grua, e kanë vendin në ferr. Burrat me mbështetjen që bëjnë ndaj grave sigurojnë një vend pak më të mirë mirë në ferr. Nuk shkojnë në parasjë burrat. Ferri ka 9 rrathë. Burrat janë në rrethin e 9. Duke mbështetur gratë dalin një çik më sipër por ferrin nuk e kalojnë”, tha Rama.