Rama-Nokës: Kujdes, po ju shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama i drejtohet Flamur Nokës duke i thënë se duhet të valëvisë flamurin e kanabisit dhe se njerëzit që po hajnë përshesh po shtohen

“Juve s’ka shifër që bën të ndërroni mendim. Mos u merr me ndërhyrjet….Flamur, ti detyrën e ke të tundësh mbi kanabis. Nuk ke lidhje mbi sistemit universitar. Kështu që vazhdo tundu Flamur, valëvitu mbi kanabis. Sistemin universitar nuk ke lidhje fare. Ata të cilën do të mbeten me kuota të paplotësuara, do jenë pikërisht privatët.

Valëvitu mbi kanabis, dhe mos u merr me çështje të tjera, de as nuk t’i kanë ngarkuar ty dhe as nuk i mban dot mbi kurriz. Tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis dhe vazhdo punën të hash dhe ti përsheshin tënd, përshesh i madh. Kujdes se po ju shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj, kështu që luftoni fort, të meritoni lugën e Saliut se nuk ka lugë për të gjithë”- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?