Rama: Nuk e kemi bërë këtë kalkulim me Italinë. S’kërkuam asnjë euro
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria firmosi marrëveshjen pa asnjë përllogaritje për të ndihmuar një aleat dhe mik të madh si Italia dhe pa kërkuar asnjë euro. Dhe pyetjes se cfarë përfiton ekonomia lokale, Rama tha se nuk janë bërë asnjë kalkulim.
“Ne bëmë atë gjest që nuk ishte gjest i kalkuluar për ndonjë interes apo se cfarë do të fitojmë ne nga kjo nga ana ekonomike, se e thashë më parë ne po poaguajmë për qëndrimin e emigrantëve afganë me shpenzimet tona. Kam dëgjuar lloj lloj gjërash që as nuk mund ti imagjinoja në mediat Italiane se cfarë fshihet pas kësaj marëveshje ndërkohë që ne nuk kemi kërkuar asnjë euro, sepse në këtë moment nuk do të ishim ne: Një mik dhe aleat që është pronto në momentin kur një aleat i madh Italia thotë a mund të na jepni një dorë.
Çfarë do të fitojë ekonomia lokale këtu? Nuk e kemi bërë këtë kalkulim. Kjo është e vërteta. Është e tmershme që është komentuar dhe dhënia e tenderave malavitës shqiptare. Gjithcka menaxhohet nga qeveria italiane.Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do i provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike”, tha Rama në konferencë më Melonin.