Rama: Nuk na zë gjumë pa shkuar paga minimale 60 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrësit, brenda mandatit të tretë paga minimale do shkojë në 45 mijë lekë, ndërsa objektivi është që të shkohet në 60 mijë lekë.
“Jemi të tretët në rajon për pagën minimale, do e çojmë 45 mijë lekë brenda mandatit dhe nuk flemë gjumë pa e çuar në 60 mijë. Ne nuk e imponojmë dot biznesin për pagat, por ne nuk do iu japim asnjë leje ndërtimi kompanive që nuk u japin paga dinjitoze punonjësve siç i ka tregu që e njohim. Nuk do t’i fusim në asnjë tender”, tha Rama.