Rama nuk heq dorë nga akuzat: Lulzim, dil dhe fol për UÇK!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat kundër kreut të PD për rolin e tij gjatë kohës që punonte si funksionar i misionit ndërkombëtarë në Kosovës, UNMIK.
“Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime! Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet!”,- shkruan Rama në një postim në Twitter.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të Edi Ramës lidhur punën e tij gjatë kohës që ishte pjesë e strukturave të UNMIK në Kosovës. “Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot. Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”,- shprehet Basha në një postim në Twitter.

SHKARKO APP