Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët në Athinë më 12 maj

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi drejtuesit politik në selinë rozë për më shumë se 60 minuta për të diskutuar për punët e partisë. Në takim është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti si dhe turin e diasporës. Socialistët me 10-11 maj do të zgjedhin delegatët e Kongresit, ndërsa një ditë më pas kupola e PS me në krye Ramën do të udhëtojë drejt Athinës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Vetë mediat greke shkruajnë se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Në mbledhjen me drejtuesit politik është bërë e qartë që nuk do të ketë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi.

Edhe me shqiptarët e Italisë kryesocialisti do të takohet parazgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj Rama të jetë në Milano. Lëvizja e radhës do të jetë Londra më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf.

SHKARKO APP