Rama nuk i pezullon faturat e dritave. OSHEE don lekë!

Edi Rama do paguajë çfarë duan oligarkët, por faturat e dritave të popullsisë nuk do ti stopojë apo shtyjë sa të kalojë emergjenca.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ka ndërmend të pezullojë pagesat e faturave të ujit dhe dritave në këtë kohë krize.

Sipas tij, ky vendim do e çonte në gropë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne mezi e kemi ngritur atë sektor nga gërmadhat se duhet për sot e për nesër, për në mars, prill, qershor e për në korrik e shtator. Nëse ne vendosim që mos paguhet energjia, atëherë vendosim që ta bëjmë Shqipërinë black out pas disa muajsh sepse e çojmë kompaninë e shpërndarjes në pamundësi likuiditeti përshembull,” tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kryeministri harroi të tregonte përpara shqiptarëve se ai e ka çuar në gropë këtë sektor që përpara se të vinte kjo krizë.

Kështu, edhe pse paguajmë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në fillim të këtij viti u raportua se OSHEE e ka mbyllur vitin 2019 me rreth 64 milionë dollarë humbje. Po si do ti paguajnë pensionistët faturat e dritave kur nuk i lejon as të dalin.

Sipas një raporti të INSTAT, ‘humbjet joteknike’ të OSHEE janë rritur me 13 përqind gjatë vitit të shkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?