Rama: Nuk ka 15 kushte për qeverinë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video të zyrtares së BE, Genoveva Ruiz Calavera lidhur me kushtet e integrimit të Shqipërisë në BE.
Rama shprehet se nuk ka 15 kushte ndaj qeverisë së tij. “Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian???? Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”,- shkruan Edi Rama në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/763773611063584/
KOHA JONË SONDAZH

