Rama : Nuk ka shtyrje të Kongresit

 

Edi Rama e ka vendosur: Nuk ka shtyrje të datës së Kongresit.

Kryetari i PS-së Rama ka thirrur sot në një takim me dyer të mbyllura gjashtë koordinatorët kombëtarë të PS. Mësohet se temë e takimit të paradites ka qenë raportimi mbi zhvillimet sa i përket zgjedhjeve brenda PS që do të finalizohen me Kongresin e janarit. Takimi është mbajtur në selinë e socialistëve, ndërkohë që koordinatorët kanë si detyrë zbatimin e vendimeve të Asamblesë Socialiste sa i përket zgjedhjeve në Organizata, anëtarësimet e reja dhe asistimin në përzgjedhjen e delegatëve të kongresit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga takimi bëjnë të ditur se ndryshe nga disa pretendime, Kongresi i Partisë Socialistë do të zhvillohet në datën e vendosur. Më parë, brenda PS ka patur debate mes deputetit Koço Kokëdhima dhe pjesës tjetër. Deputeti i Vlorës kërkonte shtyrjen e datës së kongresit, por duket se kjo ka marrë përgjigje sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama duket se do të përballet në Kongres me Ben Blushin, i cili ende nuk dihet nëse do të konkurojë si konkurent përballë. Por gjithsesi Blushi do të flas!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?