Rama nuk le ta shajnë Saliun në Kamëz !
Sot është shoqëruar me humor ceremonia e shpërndarjes së lejeve të legalizimit për banorët e Kamzës, zonë e njohur si bastion i PD-së.
Vetë kryeministri Edi Rama i dha tapitë disa qytetarëve.
Njëri prej personave që morën tapitë, ishte edhe Murat Sulejman Xheta. I moshuari me qeleshe mori mikrofonin të falenderonte Partinë Socialiste dhe të fliste kundër PD-së.
Por Rama duke qeshur i tha se nuk do ia linte mikrofonin të shante Salinë. Madje në një moment tërhiqnin mikrofonin mes njëri tjetrin.
Madje në fund Rama i kujtoi shprehjen “nëse të gënjejnë një herë është faji im, nëse të gënjej dy herë është faji yt. Saliu nuk ka faj”.