Rama nuk ndalet, sulmon sërish BE-në dhe përmend Erdoganin: S’kemi pse presim Europën…

Në fjalën e tij, në një bashkëbisedim nga Korça, kryeministri Rama goditi sërish Bashkimin Europian, teksa deklaroi se “Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.

Sipas tij, duhet durim, pasi gjërat nuk bëhen me shkop magjik, ndërsa sulmoi edhe opozitën, teksa u shpreh se pak vite më parë terrorizohej gjithë dynjaja nga thertorja e mishit.

Ndaj na duhet një durim i madh për të kuptuar që proceset e shtetbërjes në të gjitha hallkat dhe ngritjes së zinxhirit të institucioneve, që të bëjnë punën e tyre, janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje. Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion. Janë ndërtuar shembujt që tregojnë se nëse bën gjërat e duhura këtu bën sukses, si një aktor në një treg të madh. Nëse pret që shteti t’i bëjë të gjitha, nuk bën dot sukses, ka marrë fund”, u shpreh kryeministri.

SHKARKO APP