Rama: Nuk përgjigjem kurrë më për ambasadoren e SHBA-së
Kryeministri Edi Rama, teksa u pyet nga gazetarët për deklaratat e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka kërkuar që të ndalohet kandidimi i Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit, tha se ai nuk do të përgjigjet më kurrë kur të pyetet për ambasadoren.
Rama tha se ky vendim vjen pasi siaps tij, mediat i ka keqinterpretuar deklaratat dhe për të kjo ka krijuar një telenovelë që nuk ekziston.
“Një gjë do të them që sa herë që do më pyesni për ambasadoren amerikane kemi abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigja ime ishte shumë e qartë, duke thënë se nuk ka nevojë që të vendosni përpara ambasadoren kur unë e di shumë mirë detyrën time. Prandaj nuk flas kurrë kur më pyesni për ambasadoren e SHBA sepse keni krijuar një telenovelë që nuk ekziston”, tha Rama.