Rama: Nuk shoh oligarkë. Ish-ministri: Janë shtuar aq shumë sa nuk i sheh as SPAK

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Por ndryshe mendon ish ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i cili shprehet se Shqipëria ka oligarkë, madje më shumë se ndonjëherë, madje ka aq sa ndikojnë në vendimmarjen e politikanëve.

“Kurrë s´ka qenë më keq, këtu kemi njerëz që pasurohen, marriin tendera dhe ndikojnë te politika. Mungon Fair Play”, tha Solis në studion e Abcneës.

Solis tha se këtu kemi oferta të pakërkuara, ka influenca të tmerrshme, të cilat do të dalin më vonë. “Kemi njerëz që marrin pjesë dhe shpallen fitues në gara të pabarabarta, që më pas influencojnë”, tha Solis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, reforma në drejtësi, është e zvarritur, Ardian Dvorani duhej të ikte, sepse është bërë si magazinierët, ndërsa SPAK nuk shikon këto gjërat e mëdha, por rri shikon gjërat me mikroskop. Ish-ministri tha se në sistemin politik shqiptar populli voton numrat, ndërsa emrat i caktojnë kryetarët e partive.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet një ndryshim sistemi, absolutisht duhet të kthehet sistemi mazhoritar që të votohen emrat dhe jo numrat”, tha Solis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?