Rama nuk tregoi origjinën e vaksinave, reagon Berisha: Kjo është Surrel-Vaksinë

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pasi kryeministri Edi Rama nuk e tregoi origjinën e atyre fare pak vaksinave që kanë mbërritur në vend. Mungesa e transparencës ka shkaktuar shqetësim në median sociale për origjinën e vaksinës.

STATUSI I BERISHËS

Surrel News-Haberet e Surrelit!

Breaking!

Lajmi i parë: Dje mbasdite mbërritën në Shqipëri vaksinat anticovid.

Lajmi i dytë: Hej milet! Nuk duhet te dini asgjë nga, si dhe tek erdhën. Mos pandehni se ato janë Biontech-Pfizer, Astra-Zeneca apo Moderna, ruse apo kineze dhe ju nuk ka çfarë ju duhet fare origjina e tyre, ajo është top sekret apo Surrel Vaksinë.

Transparenca për ju është po aq e dëmshme sa dhe vetë covid19!

Lajmi i tretë: Për shkak të moshës, plakjes së parakohshme krejt më të parën do ta bëjë vetë! E meritoj! Surrel Vaksinë!

Lajmi i fundit: Kaq dhe e keni tepër, për gjithçka më shumë, ndiqni mediat e lëpirësve të Sulltan Surrelit, të Arben dhe Karlo Malvites, Ymer Çorapes dhe tualetin e Kol Ballës. Ato ju thonë ju ato që unë nuk mund t’i them!

SHKARKO APP