Rama nxjerr pamje nga punimet e rrugës së Dukagjinit: Iu vjen në ndihmë banorëve dhe turistëve
Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë këtë të martë në rrjetin social “Facebook” pamje të punimeve për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit.
Rama shkruan se segmenti Prekal-Kir, 17 km i gjatë, do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, që do lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë”, shkruan kreu i qeverisë.