Rama nxjerr pamjet nga aeroporti i Kukësit: S’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se vitin që vjen në këtë aeroport do të ulet avioni “Migjeni”.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES ?
me disa pamje nga projekti i Terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku vijon intensivisht puna me objektivin që vitin e ardhshëm të ulim ”Migjenin” me grupin e parë të pasagjerëve, të cilët do të përzgjidhen mes atyre miqve të kësaj faqeje, të cilët e kanë përqeshur më shumë këtë projekt dhe s’më kanë lënë gjë pa thënë nga Londra?