Rama nxjerr pamjet nga salla ku do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit
Sot, më 16 tetor 2023, Tirana mirëpret samitin e procesit të Berlinit.
Liderët e BE dhe të rajonit do të mblidhen në Tiranë dhe pritja do të mbahet në ambientet e Piramidës.
Para nisjes së Samitit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook ambientet ku do të zhvillohet mbledhja.
“MIRËMËNGJES
dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ky është Samiti i parë që mbahet jashtë kufijve të BE-së.