Rama nxjerr videon: Përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm

Kryeministri Edi Rama ndau lajmin në rrjetet sociale një grup xhirimi nga Holanda ka përzgjedhur Shqipërinë dhe ka filmuar në vendin tonë 12 seri për sezonin e ri të reality show-t të famshëm holandez, “Kush është i infiltruari”.

Më tej Rama shton se kjo thotë se  kjo do të bëjë që në sezonin e ardhshëm turistik Shqipëria të këtë “një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë”.

Postimi i plotë i Ramës në Facebook: 

NJË LAJM I BUKUR🤩

U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, “Kush është i infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve☀️🏔🌊

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre😍

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm

SHKARKO APP