Rama-opozitës: Uluni në tavolinë, më 30 korrik do të kemi risi kushtetuese
Përmes një postimi të shkurtër në Twitter, kryeministri Edi Rama i është drejtuar opozitës politike, duke i bërë thirrje që të ulet në tavolinë dhe të pranojë realitetin që sipas tij, më 30 korrik do të kemi risi kushtetuese. Nga ana tjetër, Rama i thotë PD-së se nuk duhet që të vendosë kushte në lidhje me mbledhjet e Këshillit Politik.
Postimi i plotë
Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur se nuk funksionon!
Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2020