Rama: Pa ambasadorët nuk bëjmë dot gjë…!

Kryeministri Rama ishte sot pasdite në Shkodër, për të marrë pjesë në inagurimin e muzeut të fotografisë “Marubi”. Nisur edhe nga konteksti aktual për rolin e ambasadorëve në miratimin e reformës në drejtësi, Rama nuk i kurseu batutat për ta.

Duke e konsideruar Shkodrën e atëhershme si një qytet të rëndësishëm ekonomik dhe tregar, Rama tha se edhe ambasadorët Lu e Vlahutin do ta kishin zgjedhur këtë qytet për të zhvilluar aktivitetin e tyre parti më parti.

“Pse Pjetër Marubi erdhi në Shkodër? Pse saga e Marubëve nuk mund të kishte asnjë skenë tjetër përveç Shkodrës? Sepse ishte një qytet i rëndësishëm ekonomik, qytet i rëndësishëm tregtar…që edhe Romana dhe Lu do ta kishin zgjedhur për të zhvilluar këtu aktivitetin e tyre konsullatë më konsullatë, e parti më parti. Prit të vijnë edhe ambasadorët se ne pa ambasadorët nuk bëjmë dot gjë….” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?