VIDEO/Rama pajtohet me Tom Doshin, shfaqen krah për krah në Rinas duke pritur kardinalin

Kryeministri, Edi Rama duket se është pajtuar sërish me deputetin Tom Doshi, i përjashtuar vitin e kaluar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për shkak të akuzave që lëshoi në adresë të kryeparlamentarit, Ilir Meta dhe disa ministrave të qeverisë.

“BalkanWeb” ka siguruar një video, të realizuar ditën e sotme ku Rama e Doshi shfaqen përkrah njëri-tjetrit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke pritur Dom Ernest Troshanin, i cili dy ditë më parë u shpall kardinal nga Papa Francesku.

Më sa duket, kryeministri Rama e ka bërë Doshin pjesë të delegacionit zyrtar që do të priste në Rinas kardinalit Dom Ernest Troshani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas përjashtimit të deputetit të Shkodrës nga grupi i PS, marrëdhëniet mes tij dhe Ramës ishin ftohur. Megjithatë videoja e siguruar sot nga “BalkanWeb”, flet ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç edhe duket nga pamjet Rama e Doshi i janë rikthyer miqësisë e bashkëpunimit me njëri-tjetrit pas gati 1 vit e gjysmë që kur shpërtheu çështja e Durim Bamit, personit të pretenduar nga deputeti se ishte pjesë e një skenari për ekzekutimin e tij nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Per te shikuar pamjet kliko KETU

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?