Rama “paqe” me Vuçiç ne Beograd

U deshën jo pak, por rreth një muaj për të parë këtë bashkim duarsh mes tyre. Si duket kalimi i ditëve ka zbutur tensionet mes homologëve Rama dhe Vuçiç, pas incidentit të vizitës historike të Ramës në Serbi.

Kryeministri serb, përveç shtrëngimit të duarve me Ramën, nuk ka harruar ta shoqërojë atë në mbyllje të firmosjes së marrëveshjes për njohjen e patentave mes dy vendeve, dhe jo të arratiset para tij si herën e kaluar.

Megjithatë kësaj klime të paqtë në dukje duket se i ka kontribuuar dhe vetëçensurimi nga Rama i çështjes së shqiptarëve të Luginës. Ndryshe nga sa paralajmëroi në fb vetë Rama para takimit, zyra për shtyp nuk e ka prekur fare këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takim me km Vuçiç per rritjen e ritmit te bashkepunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves “ shkruan Rama në fb.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kryeministri Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Beogradit që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve europiane dhe Kryeministrit kinez Li Keqiang.

Kryeministri Rama vlerësoi rritjen e ritmit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal” njfton zyra për shtyp e Kryeministrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?