Rama: Para pandemisë ishim shumë mirë me ekonominë dhe punësimin

Kryeministri Edi Rama ka nisur një konferencë për mediat ku në fokus është ekonomia dhe rindërtimi. Nga salla e hartave, Kryeministri ka dalë në këtë bashkëbisedim me dy ministrat përgjegjës, ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave, Anila Denaj. Kryeministri tha se procesi i rindërtimit do të ketë edhe impakt ekonomik. Për pandeminë, tha se Shqipëria ka humbur më pak vende pune se i gjithë rajoni.
“Një ditë para tërmetit projeksionet e 2020 ishin optimiste, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe në institucionet financiare me shkrimet e BB. Borxhi kishte trajktore rënëse nën 65%. Masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet dhe konferenca e suksesshme në Bruksel na çliroi nga ankthi se do të na duhej që të spostonim gjithçka tek rindërtimi si dhe paketat e shpëtimit në karantinë kanë ndihmuar që sot të them që pa frikë, se nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në më shumë se -10% të prodhimit të përgjithshëm presim të kufizohemi në më pak se 4.5% Nuk është pak si parandalim përpos masave të marra në këto muaj, kemi marrë tri masa të tjera; programi për ripunësimin kemi një shifër të saktë”,- tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?