Rama paralajmëron Blushin: Rebelët çmohen në PS, por jo kur shkojnë tej parimeve
Pas vendimi të kongresit për referendum, Rama u shpreh se PS do të tregojë demokracinë e saj më 9 prill. Në fjalën e tij ka pasur dhe një mesazh për Ben Blushin.
Edi Rama: Është një alibi me qëllim të shpallur për të rrëzuar qeverinë e PS. Në procesin që vazhdon të reformimit të transofrmit të PS unë jam i vendosur që të nxis një demorkatizim të marrëdhënieve mes anëtarëve të PS dhe përfaqësuesve. Referendumi është një mundësi fantastike që përgjigjen këta (ai një është) ta marrin nga anëtarësia dhe jo nga kënetat e medias dhe as nga hipotezat dhe pozicionet e ndryshme.
Sensi historisë së PS kërkon që ne të hedhim një hap të rëndësishëm për të përfaqësuar këtë parti.
Nëse anëtarësia do kërkojë zgjedhje për kryetar do bëjmë zgjedhje nëse anëtarësia do konfirmojë vendimin e kahershëm dhe të sotëm për të mos bërë zgjedhjet pasi janë pakuptima çështja ështe e mbyllur për sa na takon mbase jo për ata që kanë alibi.
Ky është një shembull i mënyrës sesi PS arrin ti shtrijë kufijte e përpjekjes për durim përtej cdo lloj limiti dhe besoj se kemi bërë dicka të mirë për të respektuar një moment që e dini të gjithë që është një alibi fals.
Rebelet çmohen, por nga ana tjetër PS është një parti që ka vepruar menjëherë kur rebelimi ka shkuar përtej parimeve dhe vlerave të përbashkëta dhe jashtë hiorzontit të qëllimit tonë të përbashkët. Shpresoj që ky të mos jetë rasti dhe nuk do të doja të ishte rasti.
Zoti Rama kush do të jetë pyetja?
Nëse duhet të ketë apo jo zgjedhje. Kjo është pyetja dhe dilemë që jeni përfshirë të gjithë ju
KOHA JONË SONDAZH

