Rama paralajmëron dënim me burg për zaptuesit e plazheve: Deri më sot nuk keni pësuar asgjë

Kryeministri Edi Rama vijon të paralajmërojë të gjithë zaptuesit e vijës bregdetare se pas miratimit të ligjit të ri do të ndëshkohen me burg. Me një shënim në “Facebook”, të publikuar disa orë më parë, shefi i qeverisë thotë se me ligjin aktual zaptuesit dhe shkelësit nuk pësojnë asgjë, por me hyrjen e të riut në fuqi, gjërat nuk do të jenë si më parë, por do të ndryshojnë rrënjësisht.

“Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit? Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie?”-shkruan Rama.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se në vjeshtë do të dërgojë një ligj në kuvend, përmes të cilit do të kërkojë heqjen e kompetencave të administrimit të pushtetit vendor në lidhje me vijën bregdetare. Sipas tij, kjo nismë ka për qëllim zhdukjen e abuzimeve dhe administrimin më të mirë të hapësirave bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?